Showbiz

Sonte nata e parë e EUROVISION, e para që do të “shkundë” skenën Ronela Hajati

Sonte 17 këngët e para do të konkurrojnë në Eurovisionin dhe 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës. Sonte fillon edicioni i 66-të i Eurovision Song Contest. Shfaqja fillon në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino të Italisë.

E para që do të “shkundë” skenën është Ronela Hajati, bukuroshja që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”.

Të enjten është gjysmëfinalja e 2, ku do të jenë 18 këngë nga të cilët do kualifikohen 10 të tjerë.  Kujtojmë që Shqipëria përfaqësohet nga Ronela, e cila ditët e fundit ka bërë bujë, jo vetëm në mediat e vendit, por edhe ato ndërkombëtare, për performacën, veshjen dhe zërin e saj. “Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar. Pritshmëritë janë të mëdha dhe kritikët e kanë cilësuar Hajatin si një ndër këngëtaret më të mira të kompeticionit.

Epo i urojmë suksese Ronelës!

Radhitja në natën e parë të Eurovision

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close