
Suedia ka fituar festivalin e muzikës, Eurovision, të mbajtur në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar.
Këngëtarja Loreen me këngën Tattoo, ka arritur të “rrëmbejë” zemrat e jurisë dhe publikut duke u renditur e para.
Në vendin e dytë u rendit Finlanda dhe në të tretin Izraeli.
Shqipëria, me Albinën dhe familjen Kelmendi, ka marrë një rezultat zhgënjyes duke u renditur në vendin e 22 nga 26 vende që merrnin pjesë. Familja Kelmendi interpretuan këngën “Duje”, një thirrje për familjen dhe ruajtjen e saj, por nuk patën sukses në skenën europiane.