Showbiz

Sunny Hill Festival, zbulohet artisti i madh ndërkombëtar që do të vijë në Tiranë

Pas mbylli ditët e performancave në Prishtinë, që bënë bashkë artistë të famshëm shqiptarë e të huaj, festivali “SunnyHill” do të vijë në Tiranë.

Sigurisht, duke qenë se është shëndrruar në një nga eventet më të mëdhenj të Europës e jo vetëm Ballkanit, edhe skena e kryeqytetit të Shqipërisë do të mirëpresë emra të rëndësishëm të muzikës, teksa i pari është zbuluar pikërisht sot.

Një postim në Instagram i faqes zyrtare të festivalit bën me dije se një nga këngëtarët do të jetë reperi i njohur italian, Fedez.

“Për një shfaqje plot me karizëm dhe show”, shkruhet në postimin që njofton ardhejn e artistit, ndërsa ky i fundit sigurisht ka komentuar plot dashuri. Duket që mezi është duke e pritur ardhjen në Tiranë…

Kjo është hera e parë që Fedez vjen të performojë në Tiranë, ndërsa ai ka një miqësi të ngushtë me Dua Lipën, falë bashkëshortes së tij, modeles së njohur Chiara Ferragni.

Miqësi që me siguri ka ndikuar që t’i thotë menjëherë “po” propozimit për në Sunny Hill. Ndërkohë, mos harro të marrësh Chiara-n, Leo-n dhe Vitto-n me vete Fedez! /News31

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close