Showbiz

Takimet me Kim vetëm për fëmijët, Kanye shumë i lumtur me Irina Shayk

Kanye West nuk është më me Irinën, shkruanin mediat rozë, ndërsa jepej shpjegim për misterin e fotove të publikuar nga paparacët.  Thuhej se Irina e sheh Kanye-n vetëm si mik dhe se nuk dëshiron që mediat të shkruajnë për ta.

Mirëpo këto lajme nuk janë aspak të vërteta sipas një burimi të E! News dhe marrëdhënia mes dyshes vazhdon të jetë e fortë. Pavarësisht se Kanye është takuar së fundmi me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në ndjenjat e tij ndaj Irina-s.

“Ata vazhdojnë të jenë në kontakt dhe Kanye e ka takuar Irina-n disa herë. Ai është shumë i interesuar për t’u takuar dhe për t’u parë më shumë me të”, kanë thënë disa burime për “E! News”. Në të njëjtën kohë, Kanye West po ju kushton shumë vëmendje fëmijëve të tij, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Gjatë fundjavës së shkuar ai u ribashkua me familjen e tij për një udhëtim në San Francisco, ku ata vizituan Muzeun e Artit Aziatik. Pavarësisht divorcit të tyre, Kim, Kanye dhe fëmijët e tyre dukeshin si një familje e madhe dhe e lumtur. Megjithëse u dyshua se Kanye dhe Kim mund të jenë ribashkuar, kjo nuk është e vërteta, sepse siç e përmendëm Kanye është i lumtur në marrëdhënien e tij aktuale me Irina Shayk.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: