fbpx
Showbiz

Tayna përjeton sikletin e madh në skenë, por fansja veprimin për t’u marrë shembull (Video)

Reperja Tayna ka përjetuar një situatë të sikletshme, teksa ndodhej në një prej koncerteve të shumta që realizon nëpër diasporë.

Në një moment këngëtares i është zgjidhur njëra nga lidhëset e këpucëve, dhe e vënë në vështirësi ajo është ulur për ta lidhur vetë, por pa sukses, pasi i është zgjidhur sërish.

Në këto momente të vështira, në ndihmë i ka ardhur një nga fanset e saj të zjarrta, që gjendej e para në podium. Ajo është përkulur për t’i lidhur sandalen reperes, ndërsa Tayna e ka falenderuar publikisht për këtë gjest.

” I dua shumë fansat e mi. Sinqerisht e vlerësoj dashurinë që ma dhuroni. Faleminderit vajzës në fjalë, kushdo që je, ta ha zemrën. Bota ka nevojë për më shumë gra si ti,”– ka shkruar Tayna në një postim në InstaStory.

Postimi i Tayna-s.
Reperja po i ngjit hapat e suksesit me ritme të shpejta, duke krijuar më mijëra fansa që e adhurojnë dhe presin me padurim të ndjekin koncertet e saj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button