Showbiz

“Të bëjë bashkë të birin me babain”, mamaja e Beatrix sulmon Bora Zemanin?

Beatrix Ramosaj është një nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” rrugëtimi i së cilës është komentuar shumë nga publiku, që nga lidhja e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj, që në atë kohë kishte një situatë të lënë përgjysmë me ish të dashurën, Bora Zemanin.

Jo pak herë, familjarët e saj kanë reagur lidhje me komente të ndryshme të publikut, duke kundërshtuar mendimet negative, e duke falenderuar fjalët pozitive të fansave të këngëtares.

Së fundmii, mamaja e Beatrix ka bërë një postim në llogarinë e saj të “Instagram”, në të cilën ka postuar një koment përgëzues për të dhe familjen e saj. Mbi sreenshotin e publikuar në “story”, Antigone ka shkruar: “Faleminderit nga zemra”

Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e të gjithëve, ka qenë ajo çka duket si një frazë kushtuar Bora Zemanit. “Bora Zemani duhet ta bëj bashkë me të birin e babanë e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë” Vendosja e moscensurimit të këtij fragmenti ka ngjallur mjaft dyshime për Antigonen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close