Categories Showbiz

“Të dashuroj, jeni gjithçka për mua”, moderatorja përlotet

Moderatorja e njohur Gerta Heta ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina”, në të cilin u shfaq për herë të parë edhe me dy vajzat e saj në ekran. Gerta tregoi se si kaloi periudha e karantinimit me familjen e saj dhe marrëdhënien që ka me vajzat, Lunën dhe Matean.“Orarin e tërbimit e kanë me babin. Domethënë bëjnë nga këto  lojërat fizike, të cilat mami nuk i ndjek dot. Mami merret me të tjera punë, i ushqen dhe kujdeset për gjërat e tjera. i disiplinon, kurse babi bën këto lojërat me adrenalinë. Plus me Lunën merret edhe me matematikën, unë nuk e kam qejf hiç matematikën. Ne i kemi ndarë punët, unë merrem me gjuhën, ai merret me matematikën…”, tregoi Heta.

Gjatë bisedës për familjen, moderatorja dhe këngëtarja e njohur, u surprizua në mënyrën më të veçantë nga bashkëshorti i saj. Ai kishte sjellë në studio tre buqeta me lule për të dhe dy vajzat shoqëruar një me një pusullë që Gertën e përloti.

“Faleminderit Zot që në këto dy muaj izolim ishte ti si bashkëshortja ime. Në këtë periudhë kam kuptuar se sa e lehtë është jetesa me ty. Shpresoj të vazhdojmë kështu me këtë qetësi derisa të plakemi. Të dashuroj! Ti dhe vajzat tona jeni gjithçka për mua në jetë. Kur nuk jam afër jush zemrat e babit, më mungon shumë zhurma juaj që bëni 24 orë në ditë. Ju ka Tata shumë xhan të dyjave, Volim Bas” – ua ka shkruar kroatisht, që do të thotë ‘ju dua’. Lulet i keni nga Tata. Faleminderit shumë Tata.”, tha Gerta me sytë e mbushur me lot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME