Categories Showbiz

“Të është rritur mendja”, bashkëshorti lë gruan të vetme dhe jeton me tre burra në Greqi

Një tjetër dramë familjare ka mbërritur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Rasti i bashkëshortëve, Pelivanit dhe Meritës, të cilët vijnë nga fshati Radokal i Pogradecit është një mosmarrëveshje mes tyre.

Pelivani, 62 vjeç, ka 10 vjet që shkon e vjen në shtetin fqinj, Greqi, ndërsa Merita qëndron e vetme në shtëpinë e tyre. Ajo është e shqetësuar se ç’ndodh me Pelivanin gjatë kohës që janë larg dhe cila është arsyeja që ai nuk e merr asnjëherë me vete, qoftë edhe për disa ditë.

Pelivan: Përse janë këto dyshime? Të është rritur mendja ty?

Merita: Kam dyshime unë.

Pelivan: Çfarë dyshimesh ke?

Merita: Kam dyshime shumë.

Pelivan: Mos të kesh dyshime fare! Të është rritur mendja.

Merita: Po, më është rritur mendja. Më rritet mendja atje ku më ke lënë ti.

Pelivan: Të kam thënë disa herë dhe kemi llafosur në shtëpi…

Merita: Për çfarë kemi llafosur?

Pelivan: Kemi llafosur dhe kemi biseduar që nuk kam mundësi ku të të çoj. Nuk kam mundësi moj.

Merita: Nuk ke ku të më çosh? Po ke ore ku të më çosh, si s’ke.

Pelivani thotë se në Greqi jeton së bashku me tre shokë në një dhomë për të kursyer pagesën e qerasë. Një tjetër arsye që ai nuk e merr bashkëshorten me vete është pamundësia për t’u marrë me të e për ta dërguar në spitale.

Merita: Edhe unë kam katër fëmijë, jam gjyshe, jam dhe mama, kam shtatë nipër e mbesa, ata më duan mua, posi. Pse mos të vij edhe unë, të kurohem edhe unë siç u kurove ti. Unë plasa, unë për ty u sëmura.

Pelivan: Ku të të çoj, atje është me para çdo gjë. Këtu janë falas, atje janë me para. Duhet lekë atje.

Merita: Ku të duash gjeji.

Pelivan: S’kam ku t’i gjej./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME