Categories Showbiz

Tea dhe Bearti u ndanë, ky i fundit konfirmon lajmin (Foto)

Ditën e sotme në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Tea dhe Bearti i kishin dhënë fund romancës së tyre. Arta të dy fshínë nga Instagrami çdo foto që kishin me njëri-tjetrin (përveç fotos së biznesit) dhe tashmë nuk ndiqen më bashkë në rrjete sociale. Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar edhe vetë Bearti për “Express Rozë”.

“Po, është e vërtetë”, ka thënë ai pa treguar asnjë detaj më tepër. Ndërkohë “Prive” ka mësuar se çfarë ka ndodhur mes dyshes gjatë udhëtimit për në Stamboll. Tea dhe Bearti udhëtuan para disa ditësh në Turqi, ku supòzohej se do të festonin ditëlindjen e Teas, por kjo nuk ndodhi për shkàk të debàteve mes tyre.

Burime për “Prive” kanë thënë se Tea dhe Bearti ishin shumë të lumtur gjatë kohës që kanë udhëtuar drejt Stambollit, por në kthim situata ishte ndryshe. “Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjítur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”, kanë thënë burimet.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ditën e djeshme pas kthimit në Kosovë, Tea qëndroi në një hotel dhe jo në shtëpinë e Beartit. Gjithashtu “Prive” ka konfirmua se Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, para se ajo të nisej sot me një makinë private për në Tiranë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME