Categories Showbiz

Tea shpjegon gjithçka: Ja kur nisi historia me Beartin

Tea ka reaguar sërish pas publikimit të fotove ku shihej duke u puthur me Beartin, nje ish-konkurrent i “Për’Puthen”. Me anë të një videoje në rrjete sociale ajo ka lajmëruar fansat, se meritojnë një shpjegim.

“Meritoni të gjithë një shpjegim, meritoni të gjithë një…”, thotë Tea në videon e publikuar.

Sakaq, Tea dhe Andi, u konsideruan si çifti i parë që doli nga “Për’Puthen”. Ata u shprehen se janë në emision vetëm për njëri-tjetrin dhe nga aty do të largohen për ta vijuar njohjen larg trysnisë së kamerave. Por vetëm pak ditë pasi ata morën këtë vendim, në rrjet u publikuan një seri fotosh, në të cilat, Tea shfaqej duke u puthur me Beartin.

Po në atë mbrëmje ky i fundit, konfirmoi vërtetësinë e fotove dhe shtoi se dashuria e tyre është tejet e pastër. Ndërkohe nga krahu tjetër, Andi, u shpreh tepër i tronditur, duke thënë se fansat meritojnë një shpjegim dhe së shpejti ai dhe Tea do e mundësojnë një gjë të tillë.

“Bëhet fjalë për atë të vërtetë. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin. Por jo nuk e kam tradhtuar Andin. Unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë pavarësisht këtyre sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Para të gjithë atij publike. Dhe ju kërkoj falje dhe shumë ndjesë. Sa e vështirë është të shprehesh fjalët e duhura. Historia ime me Beartin ka nisur gjatë takimit tek PërPuthen tek ajo mobileri. Na u ngjallë një interes. Unë me të kemi komunikuar pas iku nga Emisioni. Rreth mesit të nëntorit unë vendos që të marr një udhëtim në Kosovë. Edhe për këtë kanë qenë në dijeni për komunikimin dhe udhëtimin një pjesë.

Edhe në vazhdimësi gjatë kohës dhe vazhdimit të njohjes tonë. E kam treguar kur shkova në Kosovë. Ndjeja një përgjegjësi morale. Andi ka qenë në dijeni por edhe ai u gjend në këtë situatë. Nuk dinim ç’të bënim ndenjëm dhe pritëm. Dilnim me njëri tjetrin por sdinim c’të flisnim.. Ato ishin rregullat në fund. Jemi munduar që të jemi korrekt me të gjitha. Harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta edhe prej moshës apo prej mungesës së informacionit. Si mund të veprosh në këto situata. Ndoshta prej të gjendurit vetëm, harruam që po ju gënjenim juve dhe një popull. Ju që na deshët dhe na suportuar. Duke na vlerësuar ne dhe Andin për personin që është. Pavarësisht. Kemi dashur të largohemi që nga mesi i dhjetorit. Si dy miq shumë të mirë. Dhe në fakt jemi.

Secili në drejtimin e vet. Kjo histori u zgjat deri në fund të janarit. Ne vendosëm që të dilnim. Na u sugjerua që të vazhdonim. Nuk po e mbanim dot më. Ndihesha si e burgosur. Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek dhe që jetoj me ne gjatë atyre muajve. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën. Me qëllim. Pavarësisht reagimit dhe ofendimeve. Kërcënimeve. Dhe për sinqeriteti jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndjehem e lumtur. E çliruar. Do e jetojmë jetën ashtu sic duam ne.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME