Rita Ora e uroi nënën me fjalët më të bukura për ditëlindje. E ëma e Rita Orës, Vera, sot feston ditëlindjen, duke pranuar kështu urime të shumta.
Atë e uroi edhe vajza Rita, e cila publikoi një fotografi krah saj, e falënderoi për gjithçka dhe e quajti inspirim. “Urime ditëlindjen nënë. Faleminderit për gjithçka që bën, ti je një inspirim”, ka shkruar ajo. Për ndryshe, Rita Ora javë më parë shijoi pushimet bashkë me prindërit, motrën e vëllanë.