Categories Showbiz

“Ti shtëpi s’më jep, fëmijë s’më jep, lekë s’më jep. Po çfarë jam unë?”

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e djeshme konfliktin midis dy bashkëshortëve, të cilët prej 4 muajsh nuk jetojnë më së bashku. Shkak për këtë është bërë një debat që Vasilika ka me vëllezërit e saj për një tokë. Sipas Vasilikës, bashkëshorti Guri nuk mbron atë, por vëllezërit e saj dhe prandaj ajo e ka përzënë nga shtëpia.

Problemi i Vasilikës me familjes e saj ka të bëjë me një pronë, që ajo e ka marrë sëbashku me 2 vajzat e saj, por që sipas saj vëllezërit përmes dokumenteve të falsifikuara ia kanë marrë.

Në studio, ajo përmend disa emra si të përfshirë në këtë situatë. Zonja Eni Çobani realizoi një lidhje telefonike me njërin prej tyre dhe ai u shpreh se toka po shfrytëzohet nga zonja Vasilika, se ajo e ka mbjellë dhe madje një pjesë e ka dhënë me qira.

Por konfilkti me vëllezërit thellohet edhe më tej, sepse Vasilika ngre pretendimin se ata i kanë marrë edhe 2 vajzat nga martesa e mëparshme dhe prej vitesh ajo nuk takohet me to.

Eni Çobani: Vasilika të mos i ngatërrojmë të dy problematikat, sepse dhe për publikun tani do jetë më e qartë. Vasilika ka qenë e martuar përpara se të martohej me Gurin. Ka pasur një martesë tjetër dhe ka patur dy vajza. Mesa ajo më ka thënë, të dy vajzat kanë baballarë të ndryshëm, por ky është një problem i Vasilikës, që ne nuk kemi pse të hyjmë. Vajzat, nga momenti kur është lidhur në martesë me Gurin, ia kanë marrë vëllezërit. Arsyet pse Vasilika i ka lejuar vajzat që të shkojnë tek vëllezërit, ky është prapë dhe një problem i brendshëm familjar, apo jo Guri? Ti më ke thënë që ato kanë ardhur dhe kanë marrë vajzat.

Vasilika: I morën me forcë vëllezërit!

Eni Çobani: Vajzat kanë qenë në moshën 7 vjeç dhe 14 vjeç. Më pas, vajza e madhe që unë s’dua ti përmend emrin, në respekt edhe të komunikimit me të, nëse ajo preket nga ky diskutim është e ftuar të vijë. Pretendohet se vajzën e madhe, dajat, sipas pretendimit të Vasilikës, që mua më vjen rëndë ta them, e kanë shitur në një familje po aty dhe më pas e kanë çuar në Itali. Tani ky është një pretendim i Vasilikës. Zonja ka bërë disa herë kallëzime për këta dy vëllezër dhe prokuroria me të drejtë ka thënë: Zonjë ju nuk keni prova, për të vërtetuar që dy vëllezërit tuaj i kanë marrë vajzat dhe i kanë shitur. Atëherë ne nuk mund t’i qëndrojmë më këtij pretendimi, por sigurisht ne i bëjmë thirrje dy vajzave të tyre, që të vënë dorën në zemër dhe të shikojnë që kanë nënën e tyre përballë dhe të afrohen dhe të qëndrojnë afër. Ju nga lidhja me Gurin keni 3 djem apo jo?

Vasilika: Po, 3 djem!

Eni Çobani: Gjithsej juve si nënë keni 5 fëmijë. Këto dy vajza e kanë lënë, arsyet janë private dhe personale dhe nuk dua të hyj. Në këto kushte, ju çfarë ndihme keni dhënë, që këto dy vajza të afrohen me nënën? Se unë e di që ato bëhen me dajat dhe jo me nënën?

Guri: Kur kam ardhur unë, i kam gjetur dy vajza. Një vajzë e kam gjetur 14 vjeç dhe një 7 vjeç. Vajzën e madhe, 14-vjeçare, na e mori vëllai, na e fejoi.

Eni Çobani: Si e mori Guri?

Guri: E mori me forcë, s’futesha dot, se unë s’kisha një javë që isha në shtëpi.

Eni Çobani: Nëqoftëse ju nuk e vërtetoni dot këtë gjë, nuk mund ta thoni sepse edhe ato dajat ishin, nuk ishin bota./tvklan.al

Guri: Unë po bëj 4 muaj, më ka nxjerrë nga shtëpia kjo. E kam mbajtur jo si grua, po kaluar motrës, e kam respektuar, me gjithë të mirat, me të ngrënë, me të pirë, me veshjen.

Eni Çobani: Sa vite keni martuar zoti Guri?

Guri: Unë kam që në ’95, që e kam marrë këtë!

Ardit Gjebrea: Guri pse thua “këtë”? Ti thua e ke mbajtur më mirë se motrën, the jo si grua, por si motër.

Guri: E kam mbajtur, këtë e deklaroj me 100 firma, e kam mbajtur.

Ardit Gjebrea: Njeriu kë mban më mirë gruan apo motrën?

Guri: Vallai, ia kam kaluar motrës, e kam mbajtur, nuk e kam nxjerrë një ditë në punë, ose një orë. E kam mbajtur se është jetime, më vjen keq se është jetime, s’ka prindër, s’ka vëllezër, s’ka fisin e saj.

Ardit Gjebrea: Po ty të ka nxjerrë jashtë ama?

Guri: Po më nxorri jashtë, po unë dua ndihmë nga ju. Unë në duart tuaja jam, më ndihmoni, s’më ndihmoni, mos më ndihmoni. Se unë e kam gruan e dytë, se e para më ka vdekur, kam një vajzë. Vajzën e kam të martuar, e kam shumë mirë. Po pati mundësi më rregulloni, po nuk pati mundësi mos më rregulloni, në duart tuaja jemi.

Vasilika: Zonja Eni, unë e kam problemin me vëllezërit e mi, Guri m’i mbron vëllezërit. Vëllezërit më kanë marrë dy fëmijë, i rrita unë kalamajtë 14 vjeç dhe m’i merr nusja e vëllait tim, Nila Feracaku.

Eni Çobani: Po ku është lidhja e Gurit me ta?

Vasilika: Po i mbron ata ky dhe unë i kam thënë ik nga shtëpia. Unë dua drejtësi dhe nuk dua të gënjej.

Eni Çobani: Dhe e ke nxjerrë jashtë?

Vasilika: Po e kam nxjerrë jashtë. Kam tokën time, e kemi marrë dy gocat e mia dhe unë, këta kanë bërë falsifikim toke, kanë marrë tokën time dhe ua kanë hedhur dy vëllezërve të mi.

Eni Çobani: Çfarë lidhje ka me këtë dokument Guri?

Vasilika: I kam thënë më ndihmo, ky nuk më ndihmon zonja Eni.

Guri: Po çfarë të ndihmoj, ti je motër e vëlla?

Vasilika: Këtë e ka bërë komuna me Bashkinë e Lushnjes.

Eni Çobani: Po Guri ku e ka bërë atëherë?

Vasilika: Gurit unë i kam thënë më ndihmo dhe ai s’më ndihmon dhe unë e kam përzënë nga shtëpia.

Guri: Më përze nga shtëpia ti mua? Më jep shpenzimet e mia që nga ’95 deri sot.

Vasilika: Çfarë shpenizmesh të jap ty unë?

Guri: Ti shtëpi s’më jep, fëmijë s’më jep, lekë s’më jep. Po çfarë jam unë?

Vasilika: Çfarë kërkojnë vëllezërit e mi me tokën time dhe fëmijët e mi?

Guri: Gjeje ti me vëllezërit, unë s’mbaj mëri me njerëzit. Nuk e ke me vëllain tim, apo me motrën time ti dhe të përgjigjem unë. Ti e ke me vëllezërit e tu, gjeje ti, jo ta gjej unë.

Eni Çobani: Po Guri çfarë lidhje ka me këtë situatë tani?

Vasilika: Gurin unë nuk e dua, se nuk më mbron mua, por mbron vëllezërit e mi.

Guri: Nuk të mbroj dot se ti e ke me motrën dhe vëllezërit, si të ndihmoj unë? Si të futem unë në pjesë?

Vasilika: Jo dhe jo, nuk të qas në shtëpi, ose do më ndihmosh mua ose nuk dua. Mua s’ma ha njeri shkopin./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME