Showbiz

Tjetër këngëtare nga Përputhen, por këtë herë si bashkëpunim me Arjan Konomin?

Fenomeni që të gjithë ish konkurrentët e Përputhen po bëjnë këngë, ka patur shumë reagime si nga muzikantë ashtu edhe personazhe të tjerë të emisionit. Ana Lleshi sapo ka publikuar këngën e saj të parë me titull “Deal”, e cila ka patur shumë kritika.

Ndër të parat që reagoi ishte Sindi Loci, e cila nëpërmjet një statusi shkruante: “Një minutë qetësi për industrinë e muzikës”. Një tjetër perosnazh ishte kantautori Elgit Doda, i cili ironizonte duke shkuar: “Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë i fut një këngë. Bjeri mbarë o Zot”.

Së fundi Ana Kauri ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit, ku njëri prej tyre e pyet se kur do ta realizojë ajo një këngë si gjithë ish konkurrentët e tjerë. Ana është përgjigjur me ironi dhe shumë humor duke shkruar: “Unë do të bëj bashkëpunim me Arjan Konomin. Si mendoni më pranon?”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: