Categories Showbiz

Tjetër skandal në Big Brother Vip, a i përdorin banorët telefonat? (Foto)

Të tjera skandale po dalin në dritë nga Big Brother Vip dhe kanë qenë vetë shikuesit ata janë treguar të kujdesshëm për detajet. Edhe pse supozohet të jenë të izoluar dhe të mos kenë kontakt me çfarë ndodh jashtë shtëpisë, me sa duket banorët VIP të Big Brother iu është dhënë privilegji për të mbajtur celularë.

Në rrjet po qarkullon një foto ku duket se Fifi është duke përdorur celularin e po ashtu po qarkullon edhe një video ku dëgjohet Donaldi t’u thotë banorëve t’i mbajnë telefonat “silent”, pasi ashtu i kanë thënë në dhomën e rrëfimit.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shaka e Donaldit, por nga fotoja që është publikuar së fundi, duket sikur mund të jetë e vërtetë. Pak ditë më parë ishin sërish shikuesit ata që zbuluan një tjetër skandal.

Ata kuptuan se banorët komunikojnë me produksionin në dhomën e rrëfimit, por këto natyrisht janë pamje që nuk i sheh askush. Disa ndjekës edhe më të vëmendshëm kanë vënë re se kur dalin nga dhoma e rrëfimit, banorët pëshpërisin ose flasin me kode.

Ky detaj u vu re sidomos nga një video që vetë Big Brother e ka publikuar në rrjetet sociale, ku shihet Monika që i bën shenja Ilirit dhe i thotë. “Gjërat bëhen edhe pa folur. Ka forma të ndryshme për t’u bërë”. Menjëherë pasi kanë parë këtë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente.  “Na e shpifët me kode dhe mbrëmë për dhomën e rrëfimit i nxorrët të gjitha që flisni me produksionin. S’na shpëton gjë. Luani pisët shumë”, shkruante një ndjekës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME