Showbiz

Tolgahan Sayisman dedikim shqip për Almedën, imazhe nga pushimet e tyre në Shqipëri

Këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja shqiptare, Almeda Abazi edhe këtë verë nuk mungoi në Shqipëri, ku kaloi disa ditë pushime me familjen. Bukuroshja, e cila jeton në Turqi, rreth një muaj më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur, Tolgahan Sayisman.

Së fundmi ka qenë Tolga ai i cili ka ndarë një imazh të çiftit nga bregdeti shqiptar, ku duket se kanë kaluar një kohë të mrekullueshme.
“Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes. Çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, djalit Efehan dhe vajzës Alina. Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: