Categories Showbiz

Tom Hanks, historia e padëgjuar e dhëndrit shqiptar që sapo u bë grek (Foto)

Rrënimi i arsimit dhe i kulturës gjatë dekadave të fundit, në vend të nxjerrjes së përgjegjësve të kësaj situate, për të nisur një epokë të re dhe me dinjitet, i detyron shqiptarët sot që të krenohen me “gjurmët” e tyre, të cilat thonë se shkojnë deri në Hënë. Kjo ndodh në një kohë kur edhe diplomacia shqiptare është gjithashtu e rrënuar, pasi nëpër botë, ndodh shpesh që diplomatët tanë të ‘ngatërrojnë’ edhe selinë, pa ditur se çfarë punë bëjnë dhe përse paguhen.

Shumë pak shqiptarë e dinë që aktori i madh i Hollivudit, Tom Hanks është dhëndër shqiptar. Ai është martuar rreth tre dekada më parë  me aktoren shqiptare, Rita Wilson. Ata të dy javën që shkoi morën nënshtetësi greke. Pas një pune të mirë diplomatike nga shteti helen, ishte kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis, ai që i dha Toms Hanks pasaportën greke. Kryeministri helen ndau edhe një foto të shtunën në mbrëmje, me këtë rast, se bashku me gruan e tij Mareva Grabowski, Tom dhe Rita.

Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson, të martuar prej vitit 1988, kanë dy fëmijë. Ata shfrytëzuan rastin e marrjes së nënshtetësisë greke, për të kaluar edhe pushimet me jahtin e tyre luksoz, në ishujt grekë. Pushimet e këtij viti korrosponduan edhe me ditëlindjen e aktorit, i cili javën e fundit mbushi 64-vjeç.  Prej disa vitësh çifti i famshëm i Hollivudit, i kalon pushimet në Greqi.

Rita Wilson ka ndryshuar emrin, pasi kur ka lindur në vitin 1956 është quajtur Margarita Ibrahimoff. Mbiemrin ajo e ka marrë nga i ati, me origjinë bullgare. E ëma e Ritës, Dorothea, e cila u nda nga jeta pak vitë më parë, jo vetëm është shqiptare, por ajo ka lindur në Shqipëri. Madje ka një histori të pabesueshme. Dorothea lindi në Sotir të Gjirokastrës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ishte fëmijë ajo humbi babain dhe mbeti jetime. Pas luftës familja e saj vendos të arratiset. Largohet me të ëmën dhe fëmijët e tjerë, maleve për në Greqi.

“Ajo humbi babain e saj kur ishte katër vjeç dhe për pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme jetonte në fshatin e saj në kufi të Greqisë dhe Shqipërisë”, është shprehur vetë Rita, pak kohë më parë. E ëma e Ritës bashkë me vajzën, pas 50 vitesh, është rikthyer për herë të parë në Sotir të Gjirokastrës.  Gjatë periudhës komuniste, ajo u fliste shpesh fëmijëve për Sotirin, banesën që kishin braktisur, të afërmit atje, dhe kishte gjithmonë mall për vendlindjen.

Por nuk i lejohej të rikthehej më herët, për shkak të regjimit dhe braktisjes së vendit. Ishte  viti 1995, kur në heshtje të plotë nga autoritetet dhe mediat shqiptare, aktorja e madhe me origjinë shqiptare dhe e ëma e saj vizitojnë për herë të parë vendlindjen e tyre. Dhe ata mund ta kanë vizituar Sotirin dhe Gjirokastrën, edhe herë të tjera.  “Kur gjërat u bënë serioze gjatë luftës, nëna vendosi që të arratiseshin nga fshati i tyre përsëri në Greqi, duke ngjitur malet që ndanin dy vendet. Për shkak të rrethanave, mamaja ime duhej ta bënte vetë atë udhëtim, duke rrezikuar të qëllohej, dhe të linte gjithçka që zotëronte. Çfarë guximi kishte ajo”, ka treguar Rita pak vite më parë.

Pavarësisht origjinës aktorët bënë jehonë në mediat e huaja duke mbajtur pasaportat e tyre të reja greke, me Mitsotakis, i cili deklaroi para Hanks dhe Wilson, “tani ata janë krenarë që u bënë qytetarë grekë!”. Nga pala shqiptare nuk është se ka patur ndonjë interes, madje as nuk është thënë kurrë se e ëma e bashkëshortes së Tom Hanks është shqiptare dhe e lindur në Sotir të Gjirokastrës.

Shumë nga mediat e huaja më prestigjoze kanë raportuar kur Tom mori nënshtetësi greke, se e ëma e Ritës ka lindur në një fshat pa i përmendur emrin, mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe në këtë drejtim duket se është bërë një punë e mirë diplomatike nga pala greke. Sepse fshati duhet të jetë ose në Greqi, ose në Shqipëri. Në vijën kufitare, që lë vend për supozime, dimë se nuk ndodhet ndonjë fshat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar…

Ish-Missi, Françeska Murati pas spektaklit të së martës ka bërë gati valixhet për t’u larguar…

LEXO ME SHUME