Categories Showbiz

Tragjedia e familjes Gucci do bëhet film

Historia tragjike e dinastisë Gucci, një prej familjeve më të mëdha të botës së modës, do të tregohet në një film, ku aktorë protagonistë do të jenë yje të kinemasë, si Al Pacino, Jeremy Irons, Jared Leto dhe Lady Gaga. ”House of Gucci” tregon historinë e vërtetë të Patrizia Reggiani që luhet nga Lady Gaga, e cila orkestroi vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1995, ish-shefit të shtëpisë së modës Maurizio Gucci, rol që luhet nga aktori Adam Driver.

Gjatë gjyqit Reggiani u paraqit në gjykatë e veshur kokë e këmbë me Gucci. Gjatë seancave u provua se ajo urdhëroi vrasjen e bashkëshortit pasi ai i ofroi vetëm 650 mijë dollarë kompensim për divorcin. Ajo u dënua me 29 vite burg në 1998-n, dënimi i zbriti në 26 vite në apel dhe pas 18 vitesh në qeli ajo u la e lirë në tetor 2014. E njohur për stilin luksoz të jetesës, Reggiani dikur ka thënë “Më mirë qaj në një Rolls Royce sesa të jem e lumtur në një biçikletë”. “House of Gucci”, me skenar të Roberto Bentivegna, bazuar në librin e Sara Gay Forden, pritet të dalë në kinema në 24 nëntor të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME