Categories Showbiz

U bë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare, Robert De Niro zbulon portretin e vogëlushes së tij

Pasi dha lajmin se është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79- vjeçare, Robert De Niro i tregoi për herë të parë botës vogëlushën e tij të sapolindur në ‘CBS Mornings’.

Aktori e ka pagëzuar vajzën me emrin Gia Virginia Chen De Niro, të cilën e ka me partneren e tij Tiffany Chen.

Një burim tregoi se çifti është “mbi re” për anëtaren më të re të familjes së tyre.

Kujtojmë se ylli i Hollywood e zbuloi lajmin në një intervistë për ET Canada, teksa fliste për prindërimin.

“Nuk ka rrugëdalje me fëmijët. Nuk më pëlqen të vendos ligjin dhe gjëra të tilla. Por, ndonjëherë thjesht nuk ke zgjidhje,” shpjegoi ai.

Më pas shtoi: “Dhe çdo prind, mendoj se do të thoshte të njëjtën gjë. Ju gjithmonë dëshironi të bëni gjënë e duhur me fëmijët, edhe t’i plotësoni të gjitha kushtet. Por ndonjëherë ju nuk mundeni.”

Kur intervistuesi e pyeti De Niron për gjashtë fëmijët e tij, ai korrigjoi: “Shtatë, në fakt.”

“Sapo ka lindur”, shtoi ai, megjithëse asokohe ai nuk dha detaje të mëtejshme për anëtarin e ri të familjes apo partneren e tij.

De Niro ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. De Niro dhe gruaja e tij e parë, Diahnne Abbott , janë prindër të vajzës Drena, 51 vjeç, dhe djalit Raphael, 46 vjeç. Në vitin 1995, ai mirëpriti djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelin dhe aktoren Toukie Smith. De Niro ndan gjithashtu djalin Elliot, 24 vjeç dhe vajzën Helen, 11 vjeç, me Grace Hightower.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME