Categories Showbiz

U largua para 5 vitesh nga Portokalli, Romir Zalla tregon arsyet e rikthimit

Aktori Romir Zalla,  është rikthyer sërish në spektaklin e humorit “Portokalli”  pas një shkëputje 5-vjeçare. Por çfarë ndodhi që Romiri vendosi të rikthehej: “Unë besoj se asgjë nuk  ndodh rastësisht dhe gjërat ndonjëherë sado që t’i kërkosh më forcë nuk ndodhin ashtu si dhe kur rri dhe pret dhe nuk vijnë kurrë.

Çdo gjë që ndodh, ndodh për një arsye të caktuar. Ajo që ndodhi në fakt është shumë më e thjeshtë se sa ç’mund ta mendoni ju. Ndodhi që thjeshtë një ditë të bukur unë mora një telefonatë, mora një ftesë. Le të themi e mendova, jo gjatë por një javë dhe vendosa pse jo. Sot që flasim unë e konsideroj rikthimin si një sfidë me veten time.

Në qoftë se shkëputjen deri diku e konsiderova si sfidë për t’u hedhur më tutje në teatër apo në film apo për të bërë diçka më shumë sesa televizioni tashmë pas 5 vitesh, pas një aktiviteti shumë të ngjeshur  po i jap vetes një luks që të relaksohem pak duke bërë një gjë të cilën unë pa shumë modesti do të thosha që e kam brenda vetes.”

Përgjatë bisedës, Romiri rrëfeu se këtë sezon do të elaburojë standup-in, do të provojë në gjëra të reja. Për të gjithë ju që prisni të shihni personazhin e njohur të “Llambit” me të cilin Romiri spikati në fillimet e tij, ai u shpreh se nuk do ta rikthejë për momentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME