Categories Showbiz

U lidh me djalin me ngjyrë, 19 vite më të ri, aktorja shqiptare ‘mbytet’ nga komentet, ja çfarë i bëjnë

Adriana Matoshi, aktorja e njohur kosovare është në një lidhje dashurie me ish-futbollistin e Feronikelit, Keith Groeneveld. Edhe pse kanë 19 vite diferencë, Adriana nuk e ka problem, madje dyshja për herë të parë kanë folur për lidhjen e tyre në një intervistë në “Prive”.

Adriana ka thënë se e kalon shumë mirë me të, pasi janë dashuruar shpirtat e njëri-tjetrit, por deklarata e saj e dashurisë ka pasur me shumë komente negative në rrjetet sociale, të cilave aktorja ka zgjedhur që ti përgjigjet në këtë mënyrë: “Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë as më të keq. Dashuria veç mundet me më bo ma të lumtur!”.

Në lidhje me komentet negative, dhe rraciste në drejtim të Matoshit, ka reaguar dhe Ministrja e Kulturës në Kosovë, Vlora Dumoshi, ku në një postim në rrjetin social Facebook i doli në krah Adrianës.

“Jeta di të sfidojë në një mijë mënyrë, por çdo rënie është ngritje. Secili/secila ka të drejtë të zgjedhë si dhe me kënd të kalojë jetën. Kokën lart për të gjithë ata që zgjedhin lumturinë dhe e ndjekin rrugën e zemrës”, ka shkruar ajo.

Matoshi dhe Keith u takuan në lokalin e aktores, të cilin futbollisti e frekuentonte shpesh, dhe prej asokohe të dy kanë nisur një lidhje, për të cilën thonë se ndihen mirë dhe të lumtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME