Showbiz

“U rritëm bashkë”, Jul Deda bën dedikimin emocionues për ditëlindjen e së bijës

Sot vajza e Jul Dedës feston ditëlindjen dhe aktori i ka dedikuar disa fjalë speciale. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar dy fotografi kur ka qenë e vogël dhe tashmë që është bërë një zonjushë, Juli shkruan se me ardhjen e saj në jetë jeta e tij ndryshoi plotësisht.

“U rrite zemra jonë. Në fakt u rritëm bashkë. Kur linde ti, për ne nisi gjithçka nga fillimi. Ne ishim të “vegjël” dhe s’dinim si “luhej” roli i prindit, ndërsa ti ishte e vogël dhe s’dije ç’ishte kjo botë.

Edhe sot vazhdojmë t’ja mësojmë njëri-tjetrit këto të dyja. Nuk qenka e lehtë, por nuk paska gjë më të bukur. Sado të rritesh, unë kështu do të të mbaj dhe mami kështu do kujdeset për ty. Nuk na shpëton dot zonjushë. Gëzuar ditën e lindjes drita e syve. Gëzofsh gjithë jetën. Të duam Reina Mia, të duam shumë. Zoti të bekoftë…!”, ka shkruar aktori.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: