Showbiz

Ukraina nën pushtimin rus, performon në Eurovision. Publiku ngrihet në këmbë

Ukraina, e cila aktualisht është nën pushtimin rus, ka marrë pjesë në Eurovision me Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin. Ata  konkurojnë me këngën “Stefania”, e cila tashmë është bërë himn në Ukrainë. Performanca është pritur shumë mirë nga publiku, i cili i ka duartrokitur pafund dhe është ngritur në këmbë, duke kënduar njëzëri dhe duke ndjerë dhimbjen që ata po përjetojnë në këto momente.

E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, “Stefania” është gjithashtu më e klikuara në YouTube nga këngët e Eurovision për këtë vit.  Kujtojmë që grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në Torino të Italisë.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close