Categories Showbiz

Vajzat e Big Brother VIP, kundër Ilirit: Po bën lojë të ndyrë

Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” u dha mundësinë banorëve të dënuar që nuk festuan dy net më parë, të ndiqnin drejtpërdrejtë ndeshjen e Shqipërisë. Iliri, Arjola, Sabiani dhe Monika ishin banorët që kishin të drejtën për të dalë në oborrin e madh të shtëpisë, si dhe do merrnin edhe një tjetër banor me vete. Përveç Sabianit që zgjodhi Donaldin, të tjerët thanë emrin e Kledit. Kjo nxiti debate të shumta në shtëpi, sidomos mes Einxhel dhe balerinit, të cilët përdorën edhe epitete të tilla si “skuth”, “fallxhore”, “frikacak”, “i pafytyrë”. Pas debatit të ashpër mes tyre, Einxhel dhe Iliri kanë vazhduar ta komentojnë situatën edhe me banorë të tjerë. Moderatorja vendosi që të shprehte mendimin e saj me Sarën, Fifin dhe me Beniadën. Ajo tha se Iliri nuk ka se çfarë jep më në atë shtëpi dhe se ai po bën një lojë të ndyrë. Sarah: E Enxh e bën thjesht për lojë. Einxhel: E di, por e ka lojën të ulët, e ka të ndryrë. Sarah: Ai do dali prapë nga këtu.

Einxhel: E di, i thash ‘Uroj të të pëlqejë vetja kur të dalësh’. Uroj të mos e ketë shkatërruar përfundimisht imazhin e vet. Sarah: Si do e mbajë veten gjallë ai, duke u kap me të gjithë? Einxhel: E di si më tha? Më tha ‘Je bërë shumë e dashur kohët e fundit, po më bëhet qejfi. Ke nja tre ditë që je bërë shumë e dashur’. Më pas, moderatorja nisi të diskutojë edhe me Fifin dhe me Beniadën në oborr. Fifi tha se të njëjtën gjë që bëri me Einxhelin, balerini e kishte bërë edhe me të po mëngjesin e asaj dite. Einxhel: Ti e ke kuptuar që ai këtë gjë bën. Beniada: Edhe Donaldi e kishte kuptuar këtë gjë me kohë. Më tha vetëm do pres, se ‘unë e di ku ai do arrijë’ dhe kishte shumë të drejtë. Fifi: E boni dhe me mu. (i referohet debatit që kishte vetë me Ilirin)

Beniada: Dje tha ‘ngelët duke u puth gjithë kohën në buzë’. Einxhel: Ai është shumë i shqetësuar. I ka ardh miza tani nën kësulë dhe nuk di çfarë të bëjë, se ai gocat nuk i puth dot në buzë, as për dore nuk i kap dot, as bisedë konstruktive s’bën dot dhe as në kuzhinë nuk bën dot më shumë se makaronat e tij. Ai në çdo veprim apo gjest që unë kam bërë me Arbrin, ai është afruar dhe ka bërë shenja. Edhe nëse unë e bëj për lojë, çfarë?! Çfarë nëse unë e bëj për lojë? Ça ke me m’bo?! Unë nuk jam Graniti. Ai ta harrohë ta përdorë këtë gjë me mua. Ta harrojë ta përdori këtë gjë. Ai ka evituar gjithmonë përplasjen me mua. Einxhel: Me mua gjithmonë. Ai është i vetmi këtu që ka grirë vetëm sallatë dhe s’ka dhënë asgjë më shumë. As ka dhënë shembull, as ka dhënë asgjë. Ça ka bërë? Ka kërcyer dhe ka marrë pjesë në disa sfida? Vetëm kur është puna për sherr, ka diçka për të thënë?! Çfarë e bën atë një lojtar të fortë? Fakti që gatuan?

Beniada: Pse e shikon si lojtar të fortë? Einxhel: Ai e shikon vetë veten. Beniada: Unë nuk e shikoj fare si lojtar të fortë. Einxhel: Si lojtar është super i dobët ai se luan me goditje nën brez. Po nuk doja, se unë e dija ça t’i përdorja atje. Fifi: Ai të pyet edhe s’të len me fol. Fifi: Unë i thash kërrkujna s’i kam shku me e pyt ç’ka po bon. Ti thash ke të drejtë me thon ça po bon. Einxhel: E di kur e kam kuptu që ai është transformues fjalësh? Që kur i doli videoja me presh në dorë dhe prapë tentoi ta transformonte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME