Showbiz

Vajzat prindeve: Kthehemi në Shqiperi, Por a do të pranojnë Maria dhe Kujtimi?     

Dy motrat, Paola dhe Xhoana kanë thirrur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E diela shqiptare” prindërit e tyre për të ju thënë që ata mund të kthehen nga Gjermania në Shqipëri pasi në vendin e tyre ata ndjehen më të lumtur. Por a do të pranojnë Maria dhe Kujtimi?

Paola: E dimë se ju e keni shumë problem Gjermaninë dhe kemi ardhur këtu për të ju thënë se jeni të lirshëm për t’u kthyer në Shqipëri se une dhe Marjo, Xhoin do ta kemi si sytë e ballit deri në momentin që ajo të stabilizohet në jetën e saj. Duam që ju të jeni të lumtur dhe të mos keni asnjë shqetësim tjetër, sidomos ti mami që e ke harruar shëndetin tënd.

Xhoana: Mami, babi, ju e dini sa ju dua, kështu që unë kam një kërkesë për ju që të ktheheni në Shqipëri ngaqë jeni më të lumtur këtu. Edhe unë do të kthehem me ju.

Maria: Jo, zemra e mamit.

Ardit Gjebrea: Pse nuk doni që të kthehet në Shqipëri?

Kujtimi: Të vazhdojë rrugën e saj sepse e ka lënë në gjysëm.

Maria: Nuk u lëmë dot vetëm zemra e mamit. Të shohim sepse ju rrugën e keni përpara.

Kujtimi: Atëherë na del që ta lëmë Xhoanën në rrugë.

Maria: Ne do të ecim të gjithë bashkë derisa të mundemi./tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Dyshimet e Simones: Me do per dokumenta (2 Janar 2022)

Simona ka ardhur në emisionin “E diela Shqiptare” për t’i kërkuar falje bashkëshortit të saj për të gjitha dyshimet që ka pasur në fillimet e lidhjes së tyre. Adionisi është bërë pjesë e programit dhe e ka vlerësuar shumë bashkëshorten e tij.

Ardit Gjebrea: Kush mund të jetë?

Adionisi: Kam vëllanë larg në Itali, kam kushërinj larg, jemi pak fis i madh.

Ardit Gjebrea: Ti je i martuar apo jo? Sa vjeç ke ikur nga Shqipëria?

Adionisi: 19 vjeç.

Ardit Gjebrea: Nusen ku e ke?

Adionisi: Nusen e kam në punë.

Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë shoqe këtu para se të ikje?

Adionisi: Unë jam një tip që nuk mbaj shoqe sepse kam 4 motra dhe nuk duroj të tallen me to dhe kjo është.

Ardit Gjebrea: Qenka me fat nusja jote.

Adionisi: Me fat ajo dhe unë.

Ardit Gjebrea: Të shikojmë kush ka ardhur për ty.

Adionisi: Gruaja.

Simona: Adionis, kam ardhur sot këtu për të kërkuar falje për gjithçka që të kam bërë kur jemi njohur. Frika ishte e madhe në fillimi, Je njeriu më i mirë që kam njohur në jetë.

Adionisi: Edhe ti për mua. Je jeta ime./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: