Categories Showbiz

Vdes në moshën 54-vjeçare, vajza e vetme e legjendës Elvis Presley

Lisa Marie Presley, vajza e vetme e legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. “Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley, nëna e saj.

Lisa Marie, këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital më herët të enjten. Mediat amerikane thonë se ajo pësoi arrest kardiak. Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes, por mediat amerikane thonë se ajo u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni.

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të mjekëve ajo nuk mundi të shpëtonte. Pas lajmi të vdekjes së saj mesazhet ngushëlluese nga yjet e hollivudit mbushën rrjetin.

E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ajo publikoi tre albume, ku ai debutues në 2003 shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.

Lisa ishte gjithashtu e njohur edhe për martesat me disa të famshëm, si ajo me legjendën e popit Michael Jackson, aktorin Nicholas Cage dhe muzikantët Danny Keough dhe Michael Lockwood. Presley u pa për herë të fundit në publik mbrëmjen e së martës në Golden Globes Awards në Beverly Hills.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME