Categories Showbiz

Vetëm 9-muajsh, djali i Almedës dhe Tolgës flet shqip

Fjalët e para djali i Tolgës dhe Almedës i ka shqiptuar në gjuhën shqipe. Në maj të vitit të kaluar çifti shumë i dashur për publikun, Almeda dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit. Çifti në çdo intervistë shprehen të lumtur për mrekullinë që ka ardhur në jetën e tyre.

Së fundmi Almeda dhe Tolga festuan Shën Valentinin në një restorant në Stamboll, ku u përballën me gazetarët. Gjatë intervistës çifti zbuloi shumë për marrëdhënien e tyre dhe djalin, Efehanin. Tolgahan dhe Almeda treguan se fjala e parë që tha vogëlushi ishte “Baba”, më pas tha “Dede” (Gjysh) dhe më pas tha “Nona” në shqip.

Almeda tregoi se i flet vetëm shqip djalit prandaj vogëlushi po mëson pak nga të dyja gjuhët. Të pyetur nëse po mendojnë për një fëmijë të dytë, Tolgahani e shprehu menjëherë dëshirën për ta bërë Efehanin me motër ose vëlla ndërsa Almeda u shpreh se është ende herët, bën të ditur “xing.al”.

Çifti foli edhe për marrëdhënien e tyre dhe Almeda tregoi se Tolgahan nuk ka ndryshuar aspak. “Thonë se njeriu ndryshon pas martesës, por me ne nuk ndodhi kështu. Ne jemi njësoj”, tha Almeda. “Jemi si ditën e parë. Nuk e kemi humbur romancën mes nesh”, shtoi Tolgahani. Në fund të intervistës, Almeda u ankua për orët e gjata që Tolgahani qëndron në xhirimet e serialit. “E di që punon, por tani ti ke familje, grua, fëmijë”, i tha Almeda Tolgahanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME