Categories Showbiz

VIDEO\ Einxhel thyen krahun, doktorët mbërrijnë me urgjencë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’

Në orët e para të mëngjesit, Enxhel duke luajtur me një jastëk rrumbullak të stërmadh në formë rrote, në tentativë për t’i hipur sipër, bie dhe shembet përtokë.

Menjëherë sa ra dëgjohet të thotë: “oh, e theva krahun”. Banorët e tjerë nuk e marrin seriozisht fillimisht dhe shkrihen së qeshuri. Iliri që ishte më afër, i afrohet të sigurohet për gjendjen e saj.

Më pas afrohet Arjola, ende duke qeshur, në atmosferën e lojës që ishin duke bërë, pasi nuk e kupton menjëherë sa serioze është gjendja dhe me shaka thërret “Dagz”.

Iliri përpiqet t’i prekë krahun Enxhelit por ajo nuk e lejon. “E kam nxjerrë nga vendi”, i thotë. Beniada vë re që diçka nuk është vërtet në rregull dhe e shqetësuar u thotë banorëve “e shikon si ka dalë?”, duke e patur fjalën për ndonjë kockë të krahut, të dalë vendit.

Afrohen të gjithë me radhë, Donaldi do të sigurohet që nuk është një rreng i Enxhel dhe i thotë të mos tallet, por Enxhel rri shtrirë dhe përpëlitet përtokë duke thënë të mos ia prekin krahun sepse ka dhimbje. Enxhel fillon të qaje dhe lutet mos t’ia prekë asnjëri krahun. Banorët konstatojnë se ka dalë një kockë te brryli por nuk janë të sigurt nëse është thyer. Në shtëpin më pas shkoi doktori dhe ia liodhi krahun Einxhel, ndërsa banorët e tjerë u detyruan nga ‘vëllai i Madh’ që të rrijnë në oborr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME