fbpx
Showbiz

Video/ Këngëtari i famshëm spanjoll Pablo Alboran, del hapur: Jam gay!

Pablo Alboran, ka zbuluar me anë të një video në rrjetet sociale, se është gay. 31 vjeçari, e zbuloi këtë fakt në një video tre minuta, adresuar fansave të tij. “Dua që zëri im të jetë më i lartë dhe të ketë më tepër peshë dhe vlerë. Jam këtu për t’ju thënë se jam homeseksual dhe se çdo gjë është mirë. Jeta vazhdon dhe çdo gjë do të mbetet e njëjtë, por unë do të jem pak më i lumtur, se sa tani”.

Alboran ka një kontratë me Warner Music dhe këngët e tij janë mjaft popullore, jo vetëm në Spanjë por në mbarë globin. Këngëtari falenderoi familjen e tij, për faktin se ata kanë krijuar një hapësirë, ku ai ndihet i pranuar. “Fatkeqësisht shumë njerëz nuk kanë patur të njëjtën eksperiencë të mirë si unë”, tha 31 vjeçari Spanjoll.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button