fbpx
Showbiz

VIDEO/ Sara ‘tallet’ me Ledrin, momenti kur e mashtron sikur po sjell foshnjen në jetë

Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës mund të vijë në jetë nga momenti në moment, ndërsa Sara po shijon në maksimum çdo moment të pritjes së ëmbël. Kështu ajo ka shfrytëzuar ditët e fundit të shtatzënisë për t’i bërë një prank (lojë) Ledrit. Teksa ai ndodhej në dhomën tjetër, Sara ka hedhur pak ujë te bluza duke supozuar se shtatzënisë i erdhi fundi. Ajo thirri Ledrin, i cili është gëzuar shumë teksa ka filluar ta qetësojë Sarën me fjalë të bukura dhe përqafime. Megjithatë, ankthi te reperi është mëse i dukshëm. Ai sillet rrotull e nuk di se si të veprojë, dhe vazhdimisht pyet Sarën “Ta telefonoj mamin?” Në fund, kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë ai është përlotur dhe emocioni është mëse i kuptueshëm.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button