Showbiz

Videoja u bë virale në rrjet, gazetarja tregon se ç’ndodhi me Mimoza Ahmetin

Edhe pse Covid-19 është lajmi kryesor prej shumë muajsh, normaliteti vijon. Pak ditë më parë, një video e shkëputur nga emisioni “Pasditja ime” me të ftuar poeten Mimoza Ahmeti u bë virale në rrjete sociale. Nisur nga videoja, kuptohet sikur Ahmetit i është ndërprerë fjala për shkak të reklamës ose “tjetrit”, që nënkupton të ftuarin/ën e radhës në emision. E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, gazetarja dhe moderatorja Gerta Gixhari tregoi si qëndron e vërteta.

”Në Instagram kam postuar pjesën e plotë të momentit ku kuptohet shumë qartë që unë nuk i kam ndërprerë fjalën, madje librin ja dhashë me dorën time, megjithëse kishte kaluar koha televizive për të cilën Moza ishte vënë në dijeni. Ajo reagoi ashtu pasi donte të qëndronte më shumë duke marrë kohën e të ftuarve të tjerë”,-tha ajo. Në Instagram, Gerta shkruan edhe se ”Ky është momenti real që kundërshton çdo mendim të supozuar se ia ndërpreva fjalën teksa lexonte”, shoqëruar me videon e plotë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: