
Harry Styles është viktima e fundit në një sërë incidentesh në të cilat pjesëmarrësit e koncerteve hedhin objekte drejt artistëve në mes të shfaqjes. Ylli anglez u godit në sy nga një objekt i hedhur në skenë teksa po performonte në Vjenë të shtunën, duke shënuar incidentin e fundit në një listë në rritje të situatave të ngjashme javët e fundit.
Videoja e postuar në rrjetet sociale nga të pranishmit tregon këngëtarin e duke ecur në skenë ndërsa një objekt e godet atë në sy.
Ai shihet duke u dridhur nga dhimbja kur objekti e godet dhe u përkul ndërsa i afronte duart në kokë për të mbledhur veten përpara se të vazhdonte të ecte përpara. Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi Adele paralajmëroi audiencën që të mos hidhnin objekte mbi artistët, pasi u përball me një incident të tillë. Artistë të tjerë që së fundmi janë goditur me objekte në skenë janë Drake, Bebe Rexha, Kelsea Balerini dhe Ava Max, siç shihet në video të ndryshme të postuara në rrjetet sociale.