Categories Showbiz

“Vjehrra më shpëtonte nga duart e burrit”, historia e trishtë e Rajmondës

Shumë gra dhu nohen vazhdimisht si psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkëshortit të cilat futen në një labirint të pafund pasigurish dhe frike duke u zhytur në një errësirë të pambarimtë. Rrallë herë ndodh që disa prej tyre të gjejnë forcën për të reaguar. E tillë ishte dhe historia e Raimondës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” e cila për vite të tëra ishte detyruar të përballonte dhunën e ushtruar vetëm me qëllimin që fëmijët e saj të mos rriteshin pa një baba.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur motra e Raimondës, Malbora e cila rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që Monda kishte kaluar. Raimonda ishte martuar me mblesëri shumë vite më parë dhe problemet në çift kishin nisur menjëherë. Ish-bashkëshorti i Mondës bëhej xheloz për të pa asnjë shkak dhe për këtë arsye e dhunontë gjatë gjithë kohës, madje ai kishte ushtruar dhunë dhe gjatë periudhës që ajo kishte qenë shtatzanë.

Me ndihmën e familjes dhe përkrahjen e tyre, Raimonda i’a kishte dalë mbanë që të largohej së bashku me fëmijët nga ish-bashkëshorti i saj. Për këtë arsye Malbora kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” me qëllimin për t’i dhënë mbështetje, për ta siguruar Raimondën që nuk është vetëm dhe për t’i dhënë kurajo e shpresë se e ardhmja do të jetë shumë herë më e bukur sesa ajo që kanë lënë pas. “Monda ti e di se unë të dua shumë, prandaj dua të dish se ti je gjithçka për ne. Ti je e re, ke një jetë të tërë përpara, prandaj dua që të bëhesh e fortë sepse të gjithë ne do të të ndihmojmë!”,- ishte mesazhi i Malborës për motrën e saj.

Nga ana tjetër e studios, Raimonda e përlotur rrëfeu disa momentet më të vështira të jetës së saj, si dhe që e ka duruar dhunën vetëm për të ardhmen e fëmijëve të saj “Unë vazhdoj të kem frikë nga ai, por kam duruar gjithë këtë kohë vetëm për hir të fëmijëve të mi. E mbaj mend kohën kur më dhunonte, madje ishte vjehrra që më ka shpëtuar jetën shumë herë. Ajo eshte njeri shume i mire”. Tashmë dua vetëm që fëmijët e mi te jenë të lumtur!,- u shpreh Raimonda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME