Categories Showbiz

“Vjehrrës i thërras mami”, Qerimja flet për marrëdhënien e bukur me nënën e bashkëshortit

Qerimja ka ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” vjehrrën e saj Dashmirën. Marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer dhe madje Qermija i thërret mama. Çfarë ka për t’i thënë ajo nënës së bashkëshortit të saj në program?

Qerime: Vij nga qyteti i Kukësit, kam ardhur këtu për t’i bërë një mesazh vjehrrës time. Unë me bashkëshortin tim jemi njohur para 5 vitesh. Unë jetoja në Tiranë me vëllezërit sepse kemi pasur 2 shtëpia edhe në Tiranë, edhe në Kukës. Atje shkoja për të takuar prindërit e mi, sepse isha dhe me shkollë këtu. Ishim në një kafene, isha unë dhe babai im. Babai im u largua për pak minuta për të marrë diçka jashtë dhe vjen dikush aty që nuk e njihja në fakt.

Ulet aty dhe më thotë: A mund të rri pak? Jo i thashë sepse jam me babain, por i thashë kush je ti. Më tha thjesht më pëlqeve si gocë dhe doja që të njihemi. I thashë që jo, nuk është e mundur kjo gjë që të rrish këtu ti. Okey më tha, më merr numrin e telefonit dhe flasim. I thashë unë mirë. Unë e mora numrin.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin ky çuni?

Qerime: Blerim. Pas pak kohësh e mora në telefon dhe më tha mua se donte që të takohej më nga afër. Erdhi në Tiranë, u njohëm. Pasi kaluan disa muaj më tha mua që më ke pëlqyer për seriozisht dhe unë dua që të kemi diçka më serioze mes nesh. Unë i thashë mirë.

Ardit Gjebrea: U takuat në Tiranë, çfarë ndodhi?

Qerime: Asgjë, thjesht u takuam dhe biseduam, kaq. Kur e pamë që lidhja jonë u forcua më shumë, pas ca kohësh më tha që unë dua të të njoh me prindërit e mi. I thashë mirë, dakord, por pa bërë fejesën domethënë. Tha se do të të sjell mamin se babai është jashtë shtetit. Erdhi vjehrra ime këtu në Tiranë. Vjehrrën e kam serioze dhe nuk të jepte atë afrimitetin që në takimin e parë. Herën e parë m’u duk pak me komplekse…

Ardit Gjebrea: Ti po mendoje, ku do të futem?

Qerime: Po, thoja si do të ia kaloj unë me atë se qenka natyrë shumë serioze, megjithatë mendimet e njeriut janë të gabuara në shumicën e rasteve. Qëndruam pak, nuk është se më bëri shumë përshtypje afrimiteti shumë i madh me të. Bashkëshortit tim nuk i thashë asgjë.

Një ditë ai dërgoi një shkues, ndërmjetës sepse e kemi traditë …

Ardit Gjebrea: Atëherë e gjithë kjo histori u bë sikur kemi gjetur një djalë për gocën tënde?

Qerime: Po.

Ardit Gjebrea: E hëngri babai këtë histori, kishin dyshime?

Qerime: Jo, babai kishte dyshime se unë dilja sepse nuk isha e angazhuar në ndonjë punë për t’u justifikuar dhe bija në sy: Për çfarë po del, kërkonin llogari, unë u justifikoja, por ishte e kotë sepse gjërat duken.

Nuk zgjati shumë fejesa dhe u martuam. Tani unë me mendimin si nuset e reja që ndihen shumë të largëta dhe kur i njeh njerëzit normalisht. Isha gjatë gjithë kohës me vjehrrën bashkë dhe na rastisi që të jemi vetëm ne të dyja, por unë mendoja se çfarë do të bëj me mamin sepse shumë natyrë e egër dhe unë kisha dëshirë që të hapesha dhe ndihesha si e ndrojtur.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Qerime: Dashmira. Vjehrrës i thërras mami sepse e ndjej se nuk do të kisha ardhur këtu sot.

Ardit Gjebrea: Si mund ta ndjejë njeriu vjehrrën mama?

Qerime: Nuk e di…

Ardit Gjebrea: Duhet ta duash shumë burrin…

Qerime: Dhe atë e dua shumë. Vjehrra më afronte shumë, më tregonte për jetën e saj se çfarë ka përjetuar dhe si është rritur dhe ajo më ofroi aq shumë mua saqë unë nuk e mendoja si kishte vjehrra të tilla sepse m’i kishin bërë shumë tragjike./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME