Categories Showbiz

“Vjen një moment që duhet të ndalesh”/ Stresi rrëfehet pa dorashka pas daljes nga BBVK

Reperi i njohur Stresi nuk rresht së befasuari me deklaratat e tij.Pas eksperiencës së tij si konkurrent në Big Brother Vip Kosova, ai ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me një rrëfim tepër emocional.

Gjatë transmetimit të spektakti të mbrëmshëm ai deklaroi se edhe pse nuk e ftoi garën, nga kjo eksperiencë ka fituar gjëra më të rëndësishme.Stresi tregoi se gjatë qëndrimit të tij 90 ditor në BBV, ka lënë duhanin dhe alkoolin të cilat dëmtonin shëndetin e tij.

“Nuk e kam pasur të lehtë as unë. Nga data 5 dhjetor lashë duhanin, lashë alkoolin, lashë çdo gjë që trupit tim i bënte dëm.

Nuk e kam shprehur dhe nuk do ta shpreh i kam lënë vetëm për arsyet e mia personale që në radhë të parë do t’i lë për veten, për atë njeri që më rriti me shumë mundime, për atë njeri që do të më shoh burrë në vetvete, një djalë të vendosur, ia doli.

I lutem Zotit që kështu të vazhdoj përpara sepse vjen një moment që duhet të ndalesh”, u shpreh 36-vjeçari.

Pyetjes se nëse e kishte të vështirë të jetonte i mbyllur, reperi i’u përgjigj: “Jashtë nuk do të kisha më të lehtë t’i lija.

Po të mos vija jashtë do të vazhdoja njëjtë. Unë kurrë nuk kam dashur të nxjerr veten në një pozitë të keqe në Big Brother VIP Kosova, por këtu e kam provuar veten me një vend të tillë ku duhet ta shtosh duhanin apo të pish prej mërzisë. Nuk ka qenë aspak e lehtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar…

Ish-Missi, Françeska Murati pas spektaklit të së martës ka bërë gati valixhet për t’u larguar…

LEXO ME SHUME