fbpx
Showbiz

Young Zerka dhe Kiara Tito mund të jenë çifti më i ri në showbiz

Prej ditësh Kiara Tito dhe Young Zerka po përfliten për një lidhje dashurie dhe “fajin” e kanë postimet e tyre në lojën e telefonit në spektaklin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën. Dyshja u bënë pjesë e dënimeve që përmban sfida e telefonit dhe një ndër dënimet ishte të postonin në ”insta-story” një foto të njëri-tjetrit dhe të shkruanin “#DatenëShikoKushLUAN.

Në fakt emisioni si duket do jetë një ogur i mbarë për dyshen, pasi gjatë lojës u pa një “kimi” mes tyre dhe ishte Kiara ajo që iu përgjigj pozitivisht pyetjes së autores së programit Luana Vjollcës nëse do e konsideronin vërtet këtë “date” në “Shiko Kush LUAN” meqënëse janë single të dy. “Po, e konsiderojmë”, tha Kiara, teksa edhe Zerka e konfirmoi. Ndërsa sfidën ata embyllën me një kërcim mjaft sensual. Top Channel

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button