
Menduat se festa e banorëve të Big Brother Vip 2 përfundoi me aq? Epo ju themi se keni menduar gabim, pasi një tjetër festë madhështore i pret ata mbrëmjen e sotme.
Mësohet se “Hotel Arka” do të hapë dyert sot për banorët e Big Brother Vip 2 të cilët pritet të festojnë deri në orët e mëngjesit.
Arka Rooftop tek Kodra e Diellit 2 në Tiranë është prenotuar për banorët që nga ora 18:00 e pasdites dhe deri në orët e para të mëngjesit ku do të festojnë suksesin që morën përgjatë 133 ditëve.
Pas festës që do zgjasë për orë të tëra, bëhet e ditur se disa nga protagonistët kanë prenotuar edhe disa nga dhomat luksoze që ofron Hotel Arka duke shijuar kështu edhe mëngjesin e shijshëm aty.