Showbiz

Zbulohet pse u mërzit Trixa, kushërira i kthehet Ermalit: Batuta ’95, boll ka duruar

Vjen reagimi i para nga Beatrix Ramosaj! Dje, këngëtarja nuk shkoi në shtëpinë e “Big Brother VIP” duke pretenduar se ishte fyer nga shakaja e bërë mes të dashurit të saj Donald Veshajt dhe aktorëve të tjerë të humorit, Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit.

Ky i fundit i sqaroi të gjitha me një mesazh për Triksën, por kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj i ka sqaruar të gjitha me anë të një mesazhi.

Mesa duket këngëtarja është prekur nga batuta “pa dashje vret Triksën” dhe nga reagimi i qeshur i të dashurit të saj, Donaldit dhe aktores Arjola Demiri.

“Ermal sepse siç e the dhe vetë jemi miq dhe ta siguroj nuk është prekur nga përmendja e personave të trete (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar sepse nuk i intereson).

Por është prekur nga batuta pa lidhje e zotëri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt.

Ti e fillove po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të ’95. Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet dhe të marrë çfarë vendimi të dojë sepse boll ka toleruar,”-shkruan Anxhelina.

E gjithë historia nisi pasi disa ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, disa miq të banorëve hynë për të darkuar me ta. Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi përmendën Borën e Triksën, ndaj dhe kjo e fundit nuk pranoi që mbrëmë të shkonte në festën e përgatitur për banorët finalistë, për të mbështetur të dashurin e saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close