Categories Showbiz

“Zoti ju dhëntë dashuri në vend të vrerit”, Fifi ju mbyll gojën njëherë e mirë atyre që s’pranojnë rënien e saj nga pesha

Ndryshimet në trupin e Fifit pas rënies nga pesha janë mëse të dukshme dhe ndaj nuk kanë munguar komentet e shumta ndaj saj. Shumë e kanë kritikuar për rënien nga pesha, duke u shprehur se ajo ka qenë ndër artistet e vetme që ishte ndryshe nga të tjerat. Njëri nga ndjekësit i ka nisur një mesazh të tillë këngëtares, duke thënë se me pamjen e saj të mëparshme i jepte forcë të tjerëve, ndërsa tani është bërë njësoj si të gjitha vajzat e famshme.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ok të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë. Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat”, i ka shkruar ndjekësi.

Fifit duket se nuk i ka shpëtuar ky mesazh, si shumë të tjerë të ngjashëm, ndaj ka vendosur t’ju përgjigjet njëherë e mirë të gjithë kritikuesve. Këngëtaja është shprehur se ajo e ka dashur gjithmonë trupin e saj, në çdo lloj forme, si me shumë kilogramë edhe tani që ka rënë drastikisht nga pesha. “Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi”, është përgjigjur artistja.

Këngëtarja ka treguar më herët se ajo ka qenë e detyruar të bënte një ndryshim të tillë në trupin e saj, për shkak se kishte probleme të shumta me shëndetin. Fifi ka thënë se ka provuar metoda të ndryshme për rënien nga pesha, derisa gjeti metodën më efektive përmes një diete ushqimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME