Showbiz

Zyrtarizon lidhjen, Eneda Tarifa publikon foton e parë me partnerin

Këngëtarja Eneda Tafia dhe basketbollisti Gent Lasku e kanë zyrtarizuar lidhjen në Instagram. Dyshja janë bashkë prej disa kohësh, por kanë zgjedhur ta shijojnë fillimin e lidhjes së tyre larg vëmendjes së mediave rozë, duke mos bërë asnjë postim dhe duke mos folur për romancën e tyre.

Megjithëse ishin parë disa herë në publik bashkë, ata nuk kishin postuar asnjë foto si çift dhe online gjendeshin vetëm foto të tyre të shkrepura nga paparaci.

Ndërsa sot, Eneda vendosi të thyejë akullin dhe të publikojë foton e parë me partnerin. Ata duket se po shijojnë temperaturat e larta në plazh, në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe prej andej kanë ndarë postimin e parë si çift.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close