Categories Lajme

Shtyhet data, ja kur do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë në ShBA

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, i cili ishte paralajmëruar të mbahej më 2 Shtator, është shtyrë për datën 4 Shtator. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot, duke sqaruar se shtyrja është për shkak të agjendës.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Washington për datën 4 shtator. Bisedimet janë shtyrë për dy ditë për shkak të agjendës”, ka thënë ai për Gazetën Express.

O’Brien shtoi se ShBA-ja është në pritje të vazhdimit të bisedimeve ndërkohë që do të m betet fokusi tek temat ekonomike që sipas tij, janë baza drejt avancimit në procesin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi presin këto bisedime të rëndësishme në mes të presidentit Vucic dhe kryeministrit Hoti. Ne besojmë që progresi në ekonomi, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitja e rritjes ekonomike janë hapat e parë drejt avancimit në procesin e paqes”, ka përfunduar ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME