Sport

19-vjeçari i Anglisë thyen heshtjen pas penalltisë së humbur dhe ofendimeve raciste: Dashuria fiton gjithmonë…

“Nuk ka vend për racizëm ose urrejtje në futboll dhe në asnjë sferë shoqërore. Kur shumica e njerëzve bashkohen për të raportuar në polici këdo që dërgon këto mesazhe raciste dhe largon urrejtjen me mirësi, ne do të fitojmë. Dashuria fiton gjithmonë”.

Bukayo Saka thyen heshtjen e tij përmes rrjeteve sociale, pas penalltisë vendimtare të humbur në finalen e “Wembley” dhe ofendimeve raciste të marra në internet, bashkë me Rashford dhe Sancho, dy bashkatdhetarët e tjerë, që humbën penalltitë e tyre përkatëse ndaj Italisë.

Saka pastaj e drejton gishtin drejt platformave sociale, kryesisht TWitter dhe Facebook: “Unë nuk dua që ndonjë fëmijë apo i rritur të vuajë mesazhet urrejtëse dhe ofenduese, të marra nga unë, Marcos dhe Jadon gjatë kësaj jave. Është një realitet i trishtueshëm, ndaj të cilit platformat sociale nuk po bëjnë sa duhet për t’iu dhënë fund këtyre mesazheve”. Në fund një “mea culpa”: “E ndjej që ju kam zhgënjyer të gjithëve, por ju premtoj se nuk do të dëshpërohem nga të gjitha gjërat negative që kam vuajtur në ditët e fundit”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: