Sport

31 vjet më parë/Kur një ekip shqiptar kualifikohej për herë të parë në turin e tretë të Kupave të Evropës!

4 nëntor, e mërkurë – Vlorë, ora 14.00

Shënues – Taho 4’, V.Ruci 73’

Minuta e 73.
Vasil Ruci vrapon me top paralel me vijën anësore, triblon dy mbrojtës që i dalin përpara dhe në ecje e sipër gjuan duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën, drejt e në rrjet.
“Flamurtari” – “Vismut” AUE 2-0.

Kur gjyqtari hungarez Molnar, vërshëlleu përfundimin e takimit, nuk e dinte që ai takim kishte hyrë në Histori.
“Flamurtari” kishte fituar 2 me 0 dhe ishte kualifikuar për në turin e tretë të kupa UEFA.
Asnjë ekip tjetër shqiptarë nuk e kishte arritur të kalonte në turin e tretë. Ndeshjen e parë “Flamurtari” e kishte humbur 1 me 0 në Gjermani edhe pse kishte zotëruar lojën për 70 minuta.
Stadiumi i Vlorës atë ditë të 4 nëntorit 1987, do të ishte plot e përplot.
Më shumë se 13 mijë vlonjatë ishin në stadium.

Një gol që ka mbetur në Histori.
Jo vetëm të “Flamurtarit” por të historisë së futbollit shqiptarë.
Goli i kualifikimit të madh.
Pas “Partizanit” të Beogradit, në Vlorë bie dhe Vismut.
Fusha e Vlorës ishte kthyer në nje makth për ekipet./Nga Ergys Alushi

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close