Categories Sport

A do ti bashkohet Messi Ronaldos tek Juventusi?!

Lionel Messi mund të ribashkohet me Pep Guardiolan tek Manchester City, ka thenë Rivaldo, duke ngritur spekulime të reja për largimin e Messit nga Camp Nou. Radio spanjolle Cadene SER raportoi gjatë kësaj jave se Messi po shikon ta përfundojë kontratën që e ka me Barcelonën deri në vitin 2021 dhe të ikën nga aty.

Man City është një nga klubet ku do të mund të shkonte, pasi ka qenë i lidhur me një kalim atje edhe në të kaluarën dhe ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, beson se Messi do t’ia dilte mirë edhe në Premier Ligë. “Nëse ai po e konsideron largimin, atëherë me siguri se diçka nuk është në rregull në kampin e Barcelonës dhe ai është lodhur nga problemet e vazhdueshme këta muajt e fundit”, i ka thënë Rivaldo Betfair.

“Kur të përfundojë kontrata e Messit, ai do të jetë 34 vjeçar, por me klasin e tij mendoj se lehtësisht do të mund të luante në Premier Ligë. Do të jetë dëshpëruese për ta parë Messin duke e lënë Barcelonën, edhe pse ende po shpresoj se do të qëndrojë”.

“Përkundër lidhjeve të tij me klubin ai ka të drejtë të lëvizë tjetër kah dhe të ribashkohet me Pep Guardiolan në City”. Një tjetër destinacion potencial për Messin është thënë të jetë edhe Juventusi. Në Torino ai do të përmbushte ëndrrat më të çmendura të disa fansave duke u bërë bashkë me rivalin e tij të vjetër dhe të luajë krah për krah me Cristiano Ronaldon.

“Me gjithë këtë spekulim, besoj se disa agjentë të futbollit veçse kanë filluar të ëndërrojnë për një dyshe Messi-Ronaldo në Juventus dhe sa masive do të ishte kjo”, deklaroi Rivaldo. “Nëse ajo ndodh do të ishte një ‘boom’ i madh në gjithë botën”. “Do të ishte historike t’i shohim të dy duke luajtur bashkë dhe jam i sigurt se shumë sponsorë të Juves do të ndihmonin financiarisht për këtë lëvizje, prandaj po, është edhe kjo një mundësi për Messin”. “Dy lojtarët më të mirë në botë në 10 vjetët e fundit duke luajtur në të njëjtin klub do të ishte masive”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Kombëtarja nesër fillon ‘zborin’ treditor në Tiranë

Kombëtarja shqiptare do të nis këtë të hënë grumbullimin dhe përgatitjet për miqësoret ndaj Kilit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sylvinho e la jashtë grumbullimit të Kombëtares, reagon Mirlind Daku

Sylvinho publikoi dje listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Milan rrezikon përjashtimin nga garat e UEFA-s

Milani rrezikon të marrë dy sanksione të mëdha pas hetimit të Prokurorisë së Milanos për…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Përmbytet fusha, shtyhet ndeshja Dinamo City-Teuta

Ndeshja mes Dinamo City dhe Teutës, e planifikuar për tu luajtur ditën e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Tragjedia e Michael Schumacher, ish-shefi i Mercedesit zbulon një detaj të padëgjuar deri më sot

Ish-shefi i Mercedesit, Norbert Haug, ka këmbëngulur se Michael Schumacher nuk rrezikonte kur skijonte, pasi gjithmonë…

LEXO ME SHUME