Categories Sport

Air Albania/ Vendoset përfundimisht emri i ri i stadiumit të ri

Ndeshja e 17 nëntorit mes Shqipërisë dhe Francës do të inagurojë stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”. Ky do të jetë emri që do të mbajë impianti më i madh dhe më modern sportiv i ndërtuar në vendin tonë. Kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtarë për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 euro në vit.

Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në garë ishin edhe kompani hidrokarburesh BolvOil, kompania telefonike Vodafon apo kompania e sigurimeve Sigal.

Gjithçka mes kompanisë Air Albania dhe shoqërisë aksionere “Qëndra Kuqezi ” do të firmoset ditën e hënë për t’i dhënë ehe udhë zyrtare këtij bashkëpunimi. Një emër kompercial për një stadium ndodh për herë të parë nëv endin tonë dhe ka qenë shepsh herë edhe temë debati dhe diskutimi, megjithatë kjo është një nga mënyrat më të mira të administrimit të impianteve të tilla sportive të cilat kanë një kosto të lartë mirëmbajtjeje vjetore.

Ndërkohë që në mbarë botën praktika të tilla ku kompani të mëdha sponsorizojnë dhe vendosin emrat e tyre në emra klubesh apo impiantesh futbolli, janë të shumtë. Vetëm një ditë më parë kompania e studimit dhe këshillimit të bizneseve për të maksimalizuar të ardhurat Duff&Phelps, ka analizuar tregun e emrave komercial që mbajnë impiate të ndryshme sportive në Europës.

Sipas këtij studimi në Bundesligë 80% e stadiumeve kanë emra komercialë, ndërsa në Premier League janë 30% e impianteve me emra të tille, 10% në Serie A dhe Ligue 1 dhe 5% në La Ligan e Spanjës. Në Bundesligë, 28% e akordeve për emrat e stadiumit janë me kompani financiare, 17% me kompanitë e automobilizmit, 5% me kompanitë e energjisë dhe 33% me kompani të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME