Fitorja në “El Clasico” kundër Barcelonës mund të mos jetë e mjaftueshme për të shpëtuar Zidane nga largimi. Sipas “The Sun”, skuadra merengues ka nisur kontaktet me Maurizio Pochettinon.
Rezultati e këtij sezoni nuk janë në pritshmërit e drejtuesve, teksa në Spanjë raportojnë se mund të jetë vetë strategu francez që mund të japë dorëheqjen.
“El Clasico” ka rikthyer disi entuziazmin te drejtuesit e klubit të Real Madridit, por ata kanë nisur edhe kontaktet e para me ish-trajnerin e Tottenhamit për të qenë të përgatitur për ndonjë surprizë të pakëndshëm në javët në vijim