
Kapiteni i Lacios, Ciro Imobile së bashku me vajzat e tij është përfshirë në një aksident automobilistik. Klubi ka dalë në një deklaratë për shtyp teksa ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të futbollistit.
“Sulmuesi pësoi një traumë me shtrembërim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë në brinjën e 11-të nga ana e djathtë. Kushtet aktualisht janë të mira.
Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë”, u tha në deklaratë.