Trajneri italian i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, duket se do t’i japë lamtumirën nga pankina pasi ta mbyllë me “Galaktikët”.
Në një intervistë për “Il Messaggero”, ku ishte i ftuar për të komentuar për skuadrat italianë në fillimin e sezonit të Serisë A, ai dha deklaratën surprizuese.
“Kjo fazë në Madrid do të mbyllë karrierën time. Pas përfundimit të kontratës që kam me ‘Los Blancos’ do të tërhiqet përfundimisht.
Reali i Madridit është maja e futbollit dhe do të kishte vërtet kuptim nëse e mbyll karrierën këtu”, u shpreh 63-vjeçari italian.