Sport

Andi Lila shpall platformën: Do të krijojmë ministrinë e Sportit, politika favorizuese për sportistët

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila ka shpalosur objektivat e tij në fushën politike. Ai ka bërë me dije se ka menduar krijmin e një ministrie të re, atë të Sportit, e cila sipas tij duhet të ndahet nga ajo aktualja. Sipas Lilës, dikasteri i ri duhet të punojë për direktiva në mënyrë që të përmirësojë sportin në Shqipëri dhe të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qarta për të favorizuar sportistët elitarë, në mënyrë që të mos largohen nga Shqipëria.

Plani:

Duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit. Duhet të koordinojë punën me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptarë (KOKSH) dhe Federatat sportive për përmirësimin e cilësisë sportive në Shqipëri.

Do të jetë struktura e cila do të përcjelle vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti. Në këtë mënyrë çdo nisëm ligjore e qeverisë do të marrë në konsideratë edhe interesat e sportit. Do të ndihmoj në përmirësimin e akteve ligjore të federatave sportive. Do të kontribuoj në forcimin e luftës anti-doping me ngritjen e laboratorëve të specializuar.

Do të ndërtoj politika të qarta për të favorizuar sportistët elitar më qëllim që të mos largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë vende të tjera. Do të mbikqyrë rreptësisht ngritjen e KAS-it Shqiptar nga KOKSH me qëllim ky organizëm gjyqësor që t’i shërbej dhënies së DREJTËSISË

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close