Categories Sport

Argjentina, kampione e Botës! Mbape, “Këpuca e Artë”

Argjentina kampione e “Katar 2022”. Falë “ruletës së penalltive”: 4-2, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 3-3.

Dy gola nga kapiteni Lionel Mesi (23’ me penallti dhe 109’) dhe një tjetër nga Angel Di Maria  ndaj Francës dhe i dhuruan titullin kampione bote skuadrës së Lionel Skalonit, Për Francën shënoi tre gola Kilian Mbape ((80’ me penallti, 81’ dhe 118’ me penallti).

Ylli i tretë për “Albiçeleste” pas titujve të fituar në 1978 (trajner Cesar Luis Menoti, kapiten Daniel Pasarela) dhe 1986 (trajner Karlos Bilardo, kapiten Diego Maradona).

Tri herë ka dalë Nënkampione e Botës: 1930, 1990 dhe 2014.

NDESHJA

Argjentina e dominoi takimin ndaj një France shumë apatike, dhe pothuajse aspak sulmuese, e cila vuajti shumë presingun e Mesit me shokë.

Repertori argjentinas i udhëhequr nga Lionel Mesi shpalosi gjithçka, në një mbrëmje shumë të errët të lojtarëve francezë, që bënë shumë gabime fatale dhe aspak të organizuar në fazën sulmuese.

Zhiru në në një ditë të errët (u zëvendësua pa përfunduar pjesa e parë) dhe Mbape thuajse anonim drejt portës së Martinezit, në pjesën më të madhe të ndeshjes, deri sa erdhi minuta e 80-të, kur ai shpërtheu me dy gola në harkun e dy minutave.

Në minutën e 21-të akordohet penallti për Argjentinë. Di Maria nga e majta shmang Dembele dhe pas një kontakti rrëzohet në zonë. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

Lionel Mesi kaloi në avantazh Argjetinën, duke realizuar me penallti në minutën e 23-të. Argjentinë-Francë 1-0.

Në minutën e 36-të, kundërsulm vdekjeprurës i argjentinasve të cilët gjejnë të zbuluar prapavijën e francezëve dhe me Di Marian ia dalin të mposhtin përsëri Loris. 2-0.

Në minutën e 80-të, Franca shkurtoi rezultatin në 2-1, falë penalltisë së realizuar nga Kilian Mbape

Një minutë më pas, Mbape shënon golin e dytë për “Gjelat”, duke vendosur ndeshjen në ekuilibër.

Pas rikuperimit të topit nga këmbët e Mesit, Koman ia pason topin Rabiot, i cili zhvendoset majtas për Mbape. Ky mbështetet te Kolo Muani për t’u zhytur pas mbrojtjes për të përfunduar me një gjuajtje të bukur me këmbën e djathtë.

Goli i shtatë për Mpabe në këtë Botëror, i 11-ti në total në Kupat e Botës për 23-vjeçarin.

Me rezultatin 2-2 u mbyll edhe koha e rregullt, për të kaluar në shtesa.

Lionel Mesi shënoi një tjetër gol në minutën e 109-të, duke i çuar shifrat në 3-2. Goli i tij i shtatë në “Katar 2022” dhe i 13-ti në total në kampionatet e botërore.

Në minutën e 118-të, ishte sërish Mbape që barazoi 3-3 me golin e tij të tretë në këtë ndeshje, golin e 8-të në këtë Botëror dhe të 12-tij e tij në Kupat e Botës, vetëm një gol larg legjendës Zhust Fonten, realizuesi më i mirë i Francës.

Ndeshja shkoi me penallti, ku Argjentina fitoi 4-2.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME