Categories Sport

Argjentinasi 19-vjeçar pretendon se është djali i Maradonës

Një 19-vjeçar nga Argjentina po shokon botën me deklaratën e tij. Adoleshenti që pretendon se është fëmija i Maradonës ka kërkuar së fundmi që të bëhen analizat e ADN-së, në mënyrë që të provohet se ai është djali i tij. Santiago Lara, udhëzoi avokatin e tij që të bëj apelin fill pas varrosjes së  yllit të Napolit dhe Barcelonës. Adoleshenti udhëzoi avokatin e tij që të fillonte veprimet ligjore për të provuar se ai ishte djali i Maradonës

Avokati i tij, Jose Nunez paraqiti një kërkesë me shkrim në një gjykatë familjare në qytetin e lindjes në Santiago, La Plata, ku kërkonte  autopsinë e Maradonës, rezultatet e ADN-së dhe zhvarrosjen e trupit të tij. Nunez mbrëmjen e djeshme doli në një TV Argjentinas për të transmetuar kërkesën e tij.

Sipas mediave të huaja, Santiago që në moshën 13 vjeç, ka filluar të kërkojë për të zbuluar identitetin e babait të tij të vërtetë. Nëna e adoleshentit, kameriere Natalia Garat, vdiq në moshën 23-vjeçare nga kanceri i mushkërive në 2006. Mediat shkruajnë se para vdekjes ajo kishte një marrëdhënie me futbollistin, i cili zyrtarisht ka pesë fëmijë. Ish- i dashuri i Natalia, Marcelo Lara, e rriti Santiagon si djalin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME